PAS LAJMIT TË SHTATËZANISË/ Këngëtarja e njohur martohet në fshehtësi – AlpeGossip
PAS LAJMIT TË SHTATËZANISË/ Këngëtarja e njohur martohet në fshehtësi

PAS LAJMIT TË SHTATËZANISË/ Këngëtarja e njohur martohet në fshehtësi

Këngëtarja shumë e njohur amerike, me këngët e të cilës kemi kërcyer, Cassie i ka dhënë fund beqarisë duke u kurorëzuar në martesë me partnerin e saj Alex Fine.

Cassie dhe Alex u kurorëzuan në një ceremoni private në Malibu dhe vetëm një foto është publikuar nga dasma e çiftit.

Cassie shfaqet me vello, fustanin e bardhë dhe në sy bie barku i rrumbullakosur.

Në qershor këngëtarja dha lajmin e bukur se është shtatzënë duke publikuar foto që tërhoqën shumë vëmendjen duke pozuar në shkëmbinj.

Cassie është 33 vjeç ndërsa Alex është 26 dhe trajneri i saj personal.