Moderatorja e njohur, Sonila Meço është padyshim shumë e komentuar në media dhe jeta e saj përbën një interes të madh për pjesën e publikut. Siç dihet, Sonila është nënë e një vajze të quajtur Amaris. Ajo publikon shpesh herë foto dhe video në rrjete sociale në shoqërinë e saj.
Këtë fundjavë, teksa shumica e fëmijëve kanë dëshirë të dalin shëtitje me prindërit e tyre, Amaris ka preferuar ta takojë të ëmën në zyrën e saj dhe i ka shkuar për vizitë. Sonila ka publikuar një foto të së bijës në profilin e saj të Instagramit teksa ajo është ulur në tryezën e saj të punës.
Krahas fotos moderatorja ka shkruar: “Kur për fundjavë nuk do shëtitje, por të bësh kontroll të plotë në zyrën e prindërve: Ta kem të qartë se ku jeni ju, kur me thoni për 5 minuta vijmë”. Pra vogëlushja ka zgjedhur të kontrollojë punën e prindërve të saj. ‘Si prindërit si vajza’, ka shtuar Sonila duke treguar se Amaris iu ngjan shumë atyre.