NINULLA PERFEKTE/ Vogëlushen e Anjeza Shahinit e zë gjumi duke dëgjuar këngën shqip (VIDEO) – AlpeGossip
NINULLA PERFEKTE/ Vogëlushen e Anjeza Shahinit e zë gjumi duke dëgjuar këngën shqip (VIDEO)

NINULLA PERFEKTE/ Vogëlushen e Anjeza Shahinit e zë gjumi duke dëgjuar këngën shqip (VIDEO)

Në muajin mars këngëtarja shumë e dashur për publikun e që po i mungon muzikës, Anjeza Shahini u bë nënë për herë të parë. Këngëtarja solli në jetë një vajzë nga martesa me diplomatin anglez Paul Edward Conolly. Anjeza dhe Paul e pagëzuan vajzën me emrin Tori.

Anjeza poston shpesh foto e video me vogëlushen, por video e fundit është e veçantë dhe shumë e bukur.

Edhe pse është lindur në Angli, Torin e zë gjumi me këngët shqiptare pasi Anjeza kujdeset që ajo ta mësojë që tani shqipen.

Në videon e postuar në Instagram, Anjeza shfaqet duke i kënduar Torit një nga perlat e muzikës shqiptare “O moj e bukura Arbëri”.

“Sa Tori është e vogël, kam shansin t’i këndoj dhe mësoj asaj këngën e vërtetë shqiptare, atë që rrjedh si burim i ujit të kulluar”, shkruan Anjeza.