U LARGUA NGA TOP CHANNEl/ Kelvi Kadilli: Uji kur rri shumë në një vend, ndotet (VIDEO) – AlpeGossip
U LARGUA NGA TOP CHANNEl/ Kelvi Kadilli: Uji kur rri shumë në një vend, ndotet (VIDEO)

U LARGUA NGA TOP CHANNEl/ Kelvi Kadilli: Uji kur rri shumë në një vend, ndotet (VIDEO)

Kelvi Kadilli u bë shumë i njohur për publikun në emisionin “Pop culture” të cilin e drejtonte bashkë me Dojna Memën. Por pak kohë më parë ai u largua nga ky televizion dhe këtë sezon atë po e shohim si moderator në emisionin e mëngjesit në “Ora News”.

I ftuar në “Why not” të Roza Latit, Kelvi tregoi se iku me dëshirën e tij nga Top Channel dhe askush nuk e pushoi nga puna.

“Unë e kisha lajmëruar që në maj që do të ikja nga Top Channel, madje  e kam thënë tek një emision tjetër që kam qenë i ftuar. Thashë që Pop Culture nuk do jetë më. Ky u bë si lajm dhe njerëzit e dinin që do ikja nga Top Channel. S’e kuptoj pse u bë aq e madhe fakti që unë thjesht vendosa të iki në një moment. Askush nuk më pushoi nga puna. Ika me dëshirën timë më të madhe.

Ika sepse unë mendoja që meritoja më shumë, mendoja që mund të bëj më shumë, doja një sfidë më të madhe për veten time. Këtë që po bëj tani. Ndër të tjera uji kur rri shumë në një vend, për mos thënë qelbet, ndotet. Kështu që mu desh të lëvizja”, u shpreh Kelvi.