Reperi shqiptar që po korr suksese të njëpasnjëshme në karrierë me hite që dëgjohen kudo e që kanë arritur majat në top-lista, Gashi ka marrë një vendim të papritur për ta ndryshuar emrin e tij.
Emri i vërtet i reperit është Labinot, por ai ka vendosur të mos ketë më një emër shqiptar.
Me anë të një postimi në Twitter, Gashi shkruan se do e ndryshojë emrin në Larry dhe u kërkon falje prindërve.
“Ndërroj emrin këtë javë… Larry Gashi, s’ka më Labinot, më vjen keq mami dhe babi”, ka shkruar reperi.
Gashi aktualisht po shijon suksesin e albumit të tij të sapo publikuar.