”MENDO SI DO MË VISHJE”/ Me veshje e stilistë, publikohet spoti i emisionit të ri të Bora Zemanit – AlpeGossip
”MENDO SI DO MË VISHJE”/ Me veshje e stilistë, publikohet spoti i emisionit të ri të Bora Zemanit

”MENDO SI DO MË VISHJE”/ Me veshje e stilistë, publikohet spoti i emisionit të ri të Bora Zemanit

Vetëm pak ditë më parë përmes një fotoje të publikuar në instagramin e saj personal, Bora Zemani lajmëroi nisjen e një reality show mjaft interesant e që vjen për herë të parë në Shqipëri. ‘Mendo si do më vishje’ shkruhej në foton e postuar nga moderatorja simpatike dhe menjëherë e kuptuam për se bëhet fjalë.

‘Albanian Designers Competition’ do të jetë një show ku do të marrin pjesë 10 stilistë nga ku do të shpalosin kreativitetin e tyre dhe në fund do të kemi një kurorëzim të fituesit. E pikërisht ditën e sotme vetë Bora përmes një postimi në instagram, na zbuloi spotin e reality show-t që do t’a shohim shumë shpejt në ekranet shqiptare.

“Një REALITY SHOW madhështor do të nisë së shpejti në Tring. Shumë e lumtur që më është besuar drejtimi dhe një pjesë e gjykimit të një produksioni të tillë. Një mundësi e artë për ata që e duan modën. 10 konkurentë do të perballen cdo javë me sfida të reja…Shihemi së shpejti me Ardi Asllanin në “Albanian Designers Competition”,-ka qenë përshkrimi i Borës në sportin e publikuar. Mezi po presim t’a shohim.