"MË MBUSH ME JETË"/ Aurela i bën të bijës urimin më të ëmbël për 3 vjetor - AlpeGossip
“MË MBUSH ME JETË”/ Aurela i bën të bijës urimin më të ëmbël për 3 vjetor

“MË MBUSH ME JETË”/ Aurela i bën të bijës urimin më të ëmbël për 3 vjetor

Janë të shumta rastet kur këngëtarja Aurela Gaçe, publikon në profilin e saj të Instagramit, foto ose video krah dy vajzave të saj. Grace dhe Abigail janë bërë mjaft të njohura për publikun edhe nga dedikimet që ajo shpesh iu dedikon.

Ditën e sotme Abigail ka ditëlindjen. Vogëlushja mbush 3 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë Aurela e ka uruar publikisht me disa fjalë vërtetë të ëmbla. Ajo ka publikuar një foto të së voglës, në të cilën shihet duke ecur me flamurin shqiptar në dorë.

“Sot 3 vjeç, sa shumë të duam Abushja jonë, e vogla jonë, e ëmbla jonë, jeta jonë. Sa herë i marr erë, mbushem me jetë. Zot faleminderit”, ka shkruar Aurela krahas fotos.