MSOJENI TANI/ Një pyetje e vetme do t’ju ndihmojë të zbuloni mashtruesit rreth jush! – AlpeGossip
MSOJENI TANI/ Një pyetje e vetme do t’ju ndihmojë të zbuloni mashtruesit rreth jush!

MSOJENI TANI/ Një pyetje e vetme do t’ju ndihmojë të zbuloni mashtruesit rreth jush!

E dinit se një gënjeshtar mund të zbulohet vetëm përmes një pyetjeje të vetme? Për më tepër, ata s’do të kuptojnë asgjë që po i ngrini një “kurth” për t’i çjerrë maskën.

Ky mekanizëm është i njohur në fushën e psikologjisë dhe konsiston në një deklaratë false që duhet t’ua tregoni ju personit të dyshuar. Nëse ata e pranojnë dhe bien dakord me ju, janë duke gënjyer. Në të kundërt, nëse shihni se po ju kundërshtojnë, po tregohen të drejtë. Vetëm diçka; përpiquni të mos e përsërisni këtë teknikë shpesh pasi të tjerët mund ta vënë re dhe t’ju zbulojnë.

Mund ta zbatoni rrallë, kur ndjeni se gjatë bisedës me dikë diçka nuk po shkon siç duhet.  Përpiquni të mbani tonin dhe posturën që kishit, pasi gjuha e trupit mund t’ju tradhtojë në çdo çast.

Për shembull, le të themi se jeni duke biseduar me të dashurin e motrës suaj dhe ai ju tregon se ishte i ftuar në dasmën e Harry-it dhe Meghan-it. Ti, krejt papritur e pyet sa e madhe ishte torta me çokollatë (ndërkohë që ti e di fare mirë se torta e zgjedhur ishte e bardhë me shije vaniljeje dhe e dekoruar me lule). Nëse ai të tregon se torta me çokollatë ishte një mrekulli, urime. Keni një mashtrus përballë jush.

Të akuzosh dikë duke i thënë se po gënjën, mund të ndikojë tek marrëdhënia juaj me ta. Për më tepër, dyshimet tuaja mund të jenë të gabuara. Në rastin që morëm më sipër, nëse do t’i thoshit të dashurit të motrës që “po gënjën”, kjo e fundit do të nxehej, kurse i dashuri do të ofendohej.

Ndaj tregohuni diplomatë dhe zbulojini gënjeshtarët me stil!