”SIKUR TË KISHA NJË DOLLAR…”/ Motrës i ngeli hatri me të, shikoni si u justifikua Lori Hoxha (FOTO) – AlpeGossip
”SIKUR TË KISHA NJË DOLLAR…”/ Motrës i ngeli hatri me të, shikoni si u justifikua Lori Hoxha (FOTO)

”SIKUR TË KISHA NJË DOLLAR…”/ Motrës i ngeli hatri me të, shikoni si u justifikua Lori Hoxha (FOTO)

Ndonjëherë është më mirë të mos pyesësh askënd por të bësh si dëshiron vetë. Kështu ka bërë së fundmi bukuroshja Lori Hoxha, e cila mesa duket nuk dëgjon askënd kur bëhet fjalë për foto. Ditët e sotme është bërë e paimagjinueshme të postosh një foto pa një ‘caption’ lart saj, dhe Lori mesa kemi vënë re është mjaft e fiksuar.

Në foton e publikuar bukuroshja duket mjaft sensuale, dhe ka zgjedhur po ashtu një mbishkrim interesant. “Unë vetes: Në të vërtetë nuk është aq serioze”,-ka zgjedhur të shkruajë Lori tek fotoja ku duket përballë disa figurave prej guri.

Por motra e saj na ka treguar një sekret. Mesa duket bukuroshja ka pyetur Redian për mbishkrimin, e megjithatë nuk e ka marrë në konsideratë aspak. “Pra kot sa më harxhove kohë duke pyetur për captions se prap atë që doje bëre”, -ka komentuar Redia në postimin e Lorit.

Ndërsa përgjigja e saj është epike. “Unë jam Peshore, këtë bëjmë ne! Sikur të kisha një dollar për çdoherë që përdor horoskopin si justifikim”-është shprehur Lori me shaka.