“KËSHTU I MUND TAKAT E GRUAS”/ Ermali zbulon si ia bën kur duket më i shkurtër se Ami – AlpeGossip
“KËSHTU I MUND TAKAT E GRUAS”/ Ermali zbulon si ia bën kur duket më i shkurtër se Ami

“KËSHTU I MUND TAKAT E GRUAS”/ Ermali zbulon si ia bën kur duket më i shkurtër se Ami

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë padyshim një çift shumë i dashur për publikun dhe një ndër më të komentuarit në media. Dyshja na ka bërë të besojmë tek ndjenjat e vërteta, pasi dashuria e tyre vjen duke u rritur nga dita në ditë.

Ermali dhe Ami postojnë shpesh foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale, të cilat moderatori i shoqëron gjithmonë me përshkrime epike. Së fundmi teksa çifti po përgatisnin së bashku një reklamë, Ermali ka zbuluar trukun se si ia bën të duket më i gjatë se Ami, kur kjo e fundit vesh taka.

Moderatori ka ndarë një video në proflin e tij të Instagramit, duke e ndarë sekretin me të gjithë ndjekësit e tij. Në videon në fjalë, Ami është e veshur me taka dhe si rrjedhojë Ermali ka vendosur dy dërrasa poshtë këmbëve, të fshehura poshtë podiumit ku duhet të fliste për reklamën. “Kështu i mund takat e gruas”, thotë ai para kamerave. Si gjithmonë dhe ky postim nga ana e tij, ka marrë një numër të madh komentesh nga ndjekësit e moderatorit.

View this post on Instagram

New Spot BigMarket. Duke luftuar takat. 🤪

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on