Këngëtarja e njohur Ana Kabashi ishte së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të thashethemeve se ajo ka nisur një lidhje dashurie. Shkak u bënë fotot e fundit nga Ana e cila tregonte një kuti me trëndafila të kuq ku shkruhej “Të dua”.
Në një intervistë për “Mirage”, këngëtarja ka deklaruar se prej 3 muajsh nuk është më beqare.
Ana tregoi se personi në fjalë nuk është i njohur dhe se ajo nuk i pëlqen të dalë me fytyra publike.
“Gjithë kjo femër t’jem beqare…Jam duke u njohur me atë personin, prej 3 muajsh. Jo, nuk është fytyrë publike. Nuk kam qejf të lidhem me fytyra publike”, u shpreh Ana.