Gentjana Gjalpi, ose siç e njohim shkurt Genta, është padyshim një nga banoret më të përfolura të ”Big Brother 5”. Vajza rebele që e jetonte jetën siç i vinte.
Ajo së fundmi është shfaqur në emisionin e Rudinës, ku ka folur për jetën e saj, por detaji që u vu re është ndryshimi i pamjes së saj. Duket se Genta paska shtuar disa kile të mira.
Në emision ajo shihet me një fustan super të shkurtër, e cila i ve në pah gjoksin dhe ”defektet” që i janë formuar nga kilet e shtuara.
Këmbët e saj duket se ndihen në ”siklet” duke qëndruar këmbë mbi këmbë. Epo mendojmë se të heqësh pak kilet e tepërta do ishte edhe më simpatike.