DO T’JU SHPËTOJË/ Zbuloni recetat ‘sekrete’ për rrathët e syve, me frutin e stinës – AlpeGossip
DO T’JU SHPËTOJË/ Zbuloni recetat ‘sekrete’ për rrathët e syve, me frutin e stinës

DO T’JU SHPËTOJË/ Zbuloni recetat ‘sekrete’ për rrathët e syve, me frutin e stinës

Rrathët e zinj poshtë syve krijojnë një gjendje të bezdisshme, ndikojnë në pamjen e jashtme, por edhe në gjendjen psikologjike, kryesisht të femrave. Shkaqet e krijimit të tyre janë të ndryshme, duke filluar që nga gjenetika, mosha, gjumi i keq, lodhja etj. Megjithatë, nese i trajton me disa maska të thjeshta, rezultati do të jetë shumë i mirë. Meqë jemi në sezonin e vjeshtës dhe të shegëve, ketu keni disa maska për trajtimin e rrathëve me shegë, patate, kastravec dhe kamomil. Në vetëm pak minuta.

Maska me shegë

Maska me shegë ndihmon në riaktivizimin e qarkullimit të gjakut, eliminon shenjat e lodhjes, qeset dhe rrathët e zinj që mund të krijohen poshtë syve. Përdorimi i kësaj maske të bën të freskët dhe më rinore.

Përbërësit:

20-30 kokrra shegë

1 lugë gjelle kos

2 lugë ҫaji mjaltë

1 lugë vaj ulliri

Në një enë të vogël hidh mjaltin dhe përzieje me kos. Më pas, shto kokrrat e shtypura të shegës. Me përfitimin e një mase homogjene, aplikoje në fytyrë duke e përhapur lehtë poshtë syve dhe në fytyrë. Mbaje për gati 20 minuta dhe pastaj shpëlaje fytyrën me ujë të ftohtë.

Maska me patate

Patatja ndihmon për zbardhjen e rrathëve të syve, sepse përmban një enzimë katekolase. Kjo enzimë përdoret shpesh tek produktet kozmetike për zbardhjen e fytyrës.

Përdorimi: Pastroni një patate dhe prijeni në feta shumë të holla. Vendosi fetat në sy dhe lëri rreth 10 minuta. Më pas, hiqi dhe shpëlaje fytyrën.

Maska me kamomil

Bustinat e kamomilit janë një mënyrë e mirë dhe shumë efektive për zhdukjen e rrathëve të syve.

Përdorimi: Lag dy bustina kamomili dhe vendosi në frigorifer për 20 minuta, përpara se t’i vendosësh në sy. Në pak minuta ke për të vënë re që rrathët e zinj dhe fryrja e tyre do të zhduket.

Kastraveci ul enjtjen e syve

Edhe kastraveci është një ushqyes dhe freskues shumë i mirë, i cili ndihmon për rrathët e të syve. Ka veti të ulë ënjtjen e syve, sepse përmban shumë ujë. Po ashtu, përmban acid askobik dhe vitaminë C, e cila është e njohur për vetinë e saj ndaj acarimeve të ndryshme të lëkurës.

Përdorimi: Prite kastravecin në feta të holla dhe vendosi sa më të freskëta në sy. Qëndro shtrirë për rreth 10 minuta. Por rrathët e syve mund t’i lehtësosh duke përdorur edhe pjesën e brendshme të lëkurës së kastravecit.