NË AUDICIONET E “TAKE ME OUT” NË PRISHTINË/ Luana takon dashurinë e vërtetë (VIDEO) – AlpeGossip
NË AUDICIONET E “TAKE ME OUT” NË PRISHTINË/ Luana takon dashurinë e vërtetë (VIDEO)

NË AUDICIONET E “TAKE ME OUT” NË PRISHTINË/ Luana takon dashurinë e vërtetë (VIDEO)

Sa herë e kemi parë Luana Vjollcën të falenderojë publikisht fansat për mbështetjen e parreshtur në çdo hap të rrugëtimit të saj në botën e spektaklit? Sa herë kemi lexuar komentet e ndjekësve më besnikë në rrjet, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse e nxisin edhe më shumë të preferuarën e tyre për projekte të reja?

Këtë fundjavë, autorja dhe moderatorja e “Take Me Out” ia ka dedikuar Prishtinës, pikërisht për audicionet e formatit në fjalë. Aty ku pritet që kandidatët të konkurrojnë për të gjetur partnerin ideal, asaj së cilës iu rezervua gjithë dashuria e mundshme ishte vetë Luana. Fansat e kanë pritur mes dhuratash, përqafimesh e lotësh gëzimi, ndërsa një moment të tillë Luana e ka ndarë me ndjekësit në rrjet.

“Audicionet në Prishtinë sot nisën plot dashuri… E BEKUAR!!!”, ka shkruar ajo, e në videon e publikuar nuk mund të mos vihet re gëzimi i fanseve teksa takojnë Luanën nga afër. Siç e ka theksuar edhe vetë, është pikërisht kjo mbështetje ajo që e bën të punojë pa u ndalur, për të sjellë si gjithmonë spektakël në ekran.