PRET FËMIJËN E PARË/ Fatma Methasani, ndoshta zbuloi gjininë e fëmijës – AlpeGossip
PRET FËMIJËN E PARË/ Fatma Methasani, ndoshta zbuloi gjininë e fëmijës

PRET FËMIJËN E PARË/ Fatma Methasani, ndoshta zbuloi gjininë e fëmijës

Lajmin se është në pritje të ëmbël e ka zbuluar pak javë më parë së bashku me partnerin e saj, kuzhinierin e njohur Alfio Rrotani, por Fatma nuk ka ndër mend të zbulojë më shumë për shtatzëninë. Madje, prej kohësh fotot i poston vetëm me gjysmëtrupi ose portret. Siç duket, ka vendosur ta shijojë të gjithë këtë pritje vetëm për vete dhe larg lajmeve e zhurmës që krijojnë në publik situata të tilla.

Megjithatë, diçka duket nga ajo këtë herë. Megjithëse është kujdesur që barkun ta mbulojë, tani është thuajse e pamundur për ta fshehur rrumbullakësinë. Xhaketa e gjatë oversize, e mbyllur, fundi i gjatë prej dantelle dhe ngjyra e zezë, e ndihmojë moderatoren që nga barku të mos tregojë “të vërtetën”, megjithatë këtë herë nuk e ka për qëllim ta fshehë, ndoshta vetëm ta ruajë nga ata që “e hanë me sy”.

Gjithsesi, si të gjithë të ftuarat e Class Fashion Shoë, edhe Fatma e ka shijuar shumë eventin e sotëm, madje në fund është “shpërblyer” edhe me një lule simbolike.

Rastësia e deshi që trëndafili në dorën e saj ishte rozë dhe Fatma këtë e ndau edhe me fansat e saj. Mos po tregon gjininë e bebes që do të vijë së shpejti në jetë? Ose është vetëm rastësi…