I BËNË OFERTË PUNE/ Andresa rrëfen si reagoi kur e pyetën ku i kishte brekët… (FOTO) – AlpeGossip
I BËNË OFERTË PUNE/ Andresa rrëfen si reagoi kur e pyetën ku i kishte brekët… (FOTO)

I BËNË OFERTË PUNE/ Andresa rrëfen si reagoi kur e pyetën ku i kishte brekët… (FOTO)

Moderatorja Andresa Ambrosio e ftuar në emisionin “Why Not” ka rrëfyer një moment kur i bënë një ofertë për punë.

Ajo tregoi se për shkak se nuk kuptoi gjuhën, mendoi se fotografja Anjeza e kishte ftuar për kafe.

Ndërsa kur shkoi në takim Andresa u habit kur e pyetën nëse kishte marrë me vete të brendshmet, pasi modelet duhet të pozonin me bikini për të treguar linjat e tyre trupore, të dobëta apo të kolme.

“Në momentin kur fotografja Anjeza më bëri propozimin nuk e kuptova asgjë sepse ajo nuk foli italisht por vetëm shqip me mua. Dhe unë thashë ok. Më tha projekti i mirë me brekë, gjoks. Dhe unë ok. Unë do shkoja për qejf”, u shpreh bukuroshja.

Ndërsa shtoi më tej se “Në momentin kur shkova me vonesë. Më pyetën po brekët e gjoksi? Dhe unë i pyeta po përse brekë e gjoks. Më thanë për punë. Dhe unë isha: Do punoj sot? Kur ma thanë që duhet të punoj, i shpjegova se nuk e kisha kuptuar. Mendova se shkova për të pirë kafe dhe jo për punë”.

Kujtojmë “Prano veten” është një projekt për të gjitha femrat që të duan trupin e tyre dhe veten ashtu siç janë. Në projekt morën pjesë disa vajza të ndryshme të famshme që modeluan me bikini.

Image