”ISHA SHUMË E DOBËT”/ Kiara Tito tregon vuajtjet për të fituar kilogramë – AlpeGossip
”ISHA SHUMË E DOBËT”/ Kiara Tito tregon vuajtjet për të fituar kilogramë

”ISHA SHUMË E DOBËT”/ Kiara Tito tregon vuajtjet për të fituar kilogramë

Moderatorja Kiara Tito është shumë e preferuar nga publiku. Kjo edhe prej natyrës së saj të ëmbël, por edhe në sajë të aftësisë që ka për t’i bërë fansat për vete. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, nga ku ndan foto mjaft të kuruara.

Mirëpo sot Kiara vendosi të ndajë me ne ‘luftën’ që ka bërë për të fituar disa kilogramë më shumë. Përmes një postimi në instastory, ajo ka treguar se si dukej 3 vite më parë.

‘2017, 49 kilogramë. Isha kaq e dobët sa nuk mund ta besoj. Luftë e madhe ka qenë për të fituar kilogramë’,-ka treguar Kiara.

Bukuroshja e ekraneve mesa duket nuk ka qenë e kënaqur me pamjen e saj, por tashmë kjo gjë ka kaluar. Moderatorja së fundmi i është përkushtuar kanalit të saj në youtube, nga ku poston vazhdimisht video të ndryshme.