MENDONTE SE DO TË NDRYSHONTE/ Dajana Shabani i jep fund lidhjes me boksierin? – AlpeGossip
MENDONTE SE DO TË NDRYSHONTE/ Dajana Shabani i jep fund lidhjes me boksierin?

MENDONTE SE DO TË NDRYSHONTE/ Dajana Shabani i jep fund lidhjes me boksierin?

Moderatorja e njohur Dajana Shabani është prej kohësh në një histori dashurie me boksierin Kamer Maloku ndonëse janë përfolur shpesh për një ndarje të mundshme. Dajana ka postuar shpesh foto dhe video krah Kamerit, duke treguar se janë shumë të lumtur, por së fundmi moderatorja duket se është zhgënjyer shumë.

Ajo ka postuar në profilin e saj të Instagramit, një shprehje tipike për njerëz që kanë pësuar zhgënjime në dashuri. ‘Problemi është se femrat mendojnë se ai do të ndryshojë, ai nuk do ta bëjë. Ndersa burrat bëjnë gabim kur mendojnë se ajo nuk do të largohet kurrë, ajo do e bëjë.’ Shprehja në fjalë ka bërë që të lindin aludimet për një ndarje nga boksieri, ose për një krizë në marrëdhënien e tyre.

Po ashtu moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj një këngë që flet për largimin e njerëzve nga jeta kur ato të lëndojnë e të zhgënjejnë vazhdimisht. Mos vallë dhe Dajana ka vendosur t’i japë fund historisë me boksierin?