PLAS ”BOMBA”/ Aktorja shpërthen pa mëshirë kundër Miley-t dhe të dashurit të saj – AlpeGossip
PLAS ”BOMBA”/ Aktorja shpërthen pa mëshirë kundër Miley-t dhe të dashurit të saj

PLAS ”BOMBA”/ Aktorja shpërthen pa mëshirë kundër Miley-t dhe të dashurit të saj

Lindsay Lohan thjesht nuk mund ta fshehë “armiqësinë” me Cody Simpson, pa përjashtuar këtu edhe Miley Cyrus.

Çfarë ndodhi?!

Cody Simpson u shpall fitues i sezonit të parë të “The Masked Singer” në Australi. “The Masked Singer” është një konkurs i fshehtë ku garojnë me këngë personazhe të njohur. Ata maskohen për të fshehur identitetin e tyre. Cody u maskua si robot dhe në përfundim të spektaklit, që nisi më 23 shtator dhe përfundoi dje mbrëma (21 tetor), u shpall fitues.

Po Lindsay Lohan ku hyn këtu?

Aktorja ishte një nga anëtaret e jurisë së “The Masked Singer”, së bashku me Jackie O, Dannii Minogue, Dave Hughes dhe Osher Gunsberg.

Po, dakord. Po pastaj?

Gjatë spektaklit, kur Cody ishte ende i maskuar, Linday tha: “Nëse je Cody, kam shumë gjëra për të të thënë. Dua mobiljet e mia. Të bleva mobilje për shtëpinë tënde”.

Aktorja pretendon se ka blerë mobiljet e shtëpisë së Simpson në Venice Beach në Kaliforni.

“Ajo [Lindsay] më tha se nuk mund të flija në dyshek dhe më duhej një kornizë për shtratin. Unë i thashë, ‘Joo, jam ok kështu. Më pëlqen’. Ajo më tha që do të më porosiste disa gjëra, por që nuk erdhën kurrë,” tha ai për Punkee.

E kuptova. Po me Miley-n ç’problem ka?

Në 2018-n, pasi u nda nga Gigi Hadid, Cody Simpson ishte në një marrëdhënie me Ali Lohan, të motrën e aktores. Nuk dihet përse u ndanë, por Lindsay mesa duket nuk është e lumtur për këtë fakt.

Pas përfundimit të spektaklit, ajo postoi një foto të Cody-t së bashku me të motrën. Postimi u fshi, por në internet zor se humbet gjë.

“Kur kupton që dështove,” shkroi ajo. “U mjaftove me pak, Cody Simpson. Familja është gjithçka, ti fitove ‘The Masked Singer’ por dështove të ardhmen.”

“U mjaftove me pak” është qartazi një fjali që i referohet marrëdhënies së re të Cody-t, atë me Miley Cyrus.

Qartë.