LETRA PREKËSE/ Dy fjalë për djalin tim adoleshent – AlpeGossip
LETRA PREKËSE/ Dy fjalë për djalin tim adoleshent

LETRA PREKËSE/ Dy fjalë për djalin tim adoleshent

Në të 17-at e tua, je gati për natën e parë të kaluar jashtë me shokët. Me shumë krenari them që kam disa nga veshjet e babait tënd aty në dollap. Shpesh, ti më thua pse mbaj kostume të dikujt që ka vdekur apo jo?

Gjithnjë kam imagjinuar se ashtu siç unë isha kureshtare për fustanin e dasmës të nënës sime, edhe ti do të doje të provoje kostumin e tët eti. Si asnjëherë tjetër, u gabova dhe tani ndihesha kaq fajtore!

Edhe pse mendoja se nuk do t’ja dilja kurrë, jam përpjekur të jem nënë dhe baba për ty, por në të shumtën e rasteve, dështova. E di që jo gjithnjë jam ajo për të cilën ke nevojë apo do pranë siç di gjithashtu që ndoshta kurrë s’do të jem mjaftueshëm për ty. Unë s’marr vesh fare nga makinat! Nëse babai yt do të ishte gjallë, ti do ta kishe mësuar më mirë dhe do të ishe më i sigurtë.

E di që shpesh të acaroj me shqetësimin që tregoj ndaj teje. Më frikëson mungesa jote e frikës, besimi që ke në vete si shofer i ri dhe shumë gjëra të tjera, por kujto që unë jam nëna jote dhe kjo është detyra ime. Yt atë ishte kaq i mirë! E di dhe më vjen shumë keq për çfarë ndodhi.

Dhe tani 18-vjetori yt është afër. E di që do të të duhet të jetosh çdo ditëlindje me kujtimin e babait tënd të vdekur. Ai iku një ditë para se ti të mbushje 11 vjeç. Sot, për po të njëjtën arsye unë po të kujtoj kostumin. Marr atë çantë që e ka zënë pluhuri i kohës dhe kujtoj sa bukur i rrinte atij kjo veshje…Nuk i shmang dot lotët.. E mban mend që e vishte vetëm për takime shumë të veçanta pune?

Ne e vinim në lojë duke i thënë se të paktën për 1 ditë po sillej si i rritur.

Ka ardhur koha të lëmë një tjetër pjesë të babait tënd të shkojë. E imagjinoj besdisjen tënde prej adoleshenti kur teksa shtrihem në shtrat, kërkoj një përkëdhelje të fundit prej teje dhe kërkoj ta veshësh këtë kostum. Të lutem, më lejo për herë të fundit ta kujtoj atë, ta përfytyroj me këtë kostum të veshur; aspak rehat, por shumë seksi!

Nejse, kjo veshje sot është bosh, pa trup dhe ka dalë nga moda. As aroma e tij nuk është më. Ai iku. Jepe për bamirësi atëherë. Gjithsesi, ty nuk të duhet kostumi i një të vdekuri. Ti je vetë burrë tani.

*Shënim: Kjo letër është përshtatur nga The Guardian