Xhemi Shehu surprizoi mbrëmë në “Dua të të bëj të lumtur” një vajzë të vogël me emrin Ajsi e cila e kishte idhull moderatoren. Por Xhemi u surprizua edhe vetë më pas kur Arbana i solli në studio aktorët e “Portokallisë”.
Ata i kishin sjellë Xhemit një dhuratë nga Renada Caci, e njohur si “Luzja” dhe moderatorja sikur e parandjente që brenda kishte fobinë e saj më të madhe.
“O zot nuk ka mundësi”, u shpreh Xhemi teksa vuri duart në kokë dhe refuzoi ta hapte pakon, por aktorët insistuan.
Më pas moderatorja e hapi dhe brenda ndodheshin disa kuti me shkrepse të cilat Xhemi i ka fobi.
Ajo tregoi se shkrepseve nuk ka dëshirë që t’i thotë as emrin e jo më që t’i prekë me dorë.