AMANETI NGA I ATI: Festivali i RTSH-së nuk i pranon Kujtim Prodanit këngën e Agim Prodanit – AlpeGossip
AMANETI NGA I ATI: Festivali i RTSH-së nuk i pranon Kujtim Prodanit këngën e Agim Prodanit

AMANETI NGA I ATI: Festivali i RTSH-së nuk i pranon Kujtim Prodanit këngën e Agim Prodanit

Djali i kantautorit Agim Prodani, Kujtim Prodani do të merrte pjesë këtë vit në Festivalin e Këngës në RTSH me një krijim që i kishte lënë babai i tij, por nuk është pranuar.

“Newsbomb.al” bën të ditur se Kujtim Prodani e kishte dorëzuar këngën, por organizatorët e Festivalit e kanë kthyer mbrapsht.

I kontaktuar nga “Newsbomb.al”, këngëtari nuk dëshiroi të fliste mbi këtë temë. sipas tij ishte një çështje shumë e ndjeshme dhe personale, duke marrë parasysh edhe faktin që babai i tij ka 30 vjet që është ndarë nga jeta.

Po ashtu edhe Erik Lloshit nuk iu pranua kënga me të cilën do konkurronte në festival.