THA SE I KISHTE NGELUR NË KLASË/ Reagon për herë të parë Iris Luarasi duke kërkuar FALJE publikisht (VIDEO) – AlpeGossip
THA SE I KISHTE NGELUR NË KLASË/ Reagon për herë të parë Iris Luarasi duke kërkuar FALJE publikisht (VIDEO)

THA SE I KISHTE NGELUR NË KLASË/ Reagon për herë të parë Iris Luarasi duke kërkuar FALJE publikisht (VIDEO)

Në një ndër puntatat e emisionit ‘Shiko kush luan’, ka qenë e ftuar Iris Luarasi e cila tregoi fakte shumë interesante lidhur me ish-studentët e saj. Ajo zbuloi disa emra të cilët sot janë yje televizioni, por që dikur vetë Irisi i ka ngelur në klasë.

Mes tyre ishte dhe emri i moderatores Jonida Shehu, e cila këtë të mërkurë e ka ftuar në emisionin e saj ‘Soiree’, për të sqaruar situatën. Irisi ka treguar publikisht se deklarata e saj nuk ka qenë dashakeqëse, ajo e ka thënë me sportivitet dhe madje me dashuri, pasi studentët e përmendur i ka shumë përzemër.

“Unë do thoja që ju të katërt në fakt nuk keni qenë ngelësa, por keni qenë studentë shumë të mirë dhe në fund fare unë ju kam vlerësuar me 10-të. Kur po shikoja emisionin në YouTube aty e pashë që shtangisti që kisha përballë nuk më lejonte që të vazhdoja fjalinë time dhe të thoja që nuk kanë ngelur për rezultatet në mësime, kanë ngelur për çështje mungesash. Iku historia, u bë lajm, nuk pati më kohë që të sqarohej. Unë të falenderoj shumë në fakt që më ke thirrur sot për ta sqaruar”, është shprehur Irisi.

Po ashtu ajo ka treguar se i ka marrë në telefon të 4 VIPA-at, emrat e të cilëve përmendi gjatë emisionit, për t’iu kërkuar falje. “Ju mora të katërve, përfshirë edhe ty dhe ju kërkova falje sepse nuk e mendoja që një gjë e thënë me aq shumë sportivitet edhe me aq shumë dashuri në fakt pa dashur në mënyrë absolute t’ju prishja imazhin.Ti mendon që kur ke një famë kaq shumë të madhe, saç keni ju të katërt, kjo gjë nuk të bën më përshtypje, sepse mendon se kjo është një gjë që ka ndodhur në të kaluarën dhe që e merr me sportivitet”, ka sqaruar më tej Irisi. Jonida më pas ka treguar se ajo ka qenë një periudhë e mundimshme në jetën e saj, pasi i duhej të punonte dhe të ndiqte shkollën.