Dajana Shabani është padyshim një nga moderatoret shqiptare më bukuroshe të ekranit e që shpeshherë vihet në qendër të vëmendjes së mediave për të rejat si nga ana private, edhe nga ajo profesionale.
Së fundmi Dajana ka vendosur të ndryshojë paksa look-un dhe jo duke ndryshuar ngjyrën e flokëve apo duke bërë ndonjë ndërhyrje në fytyrë. Por Dajana ka vendosur lente blu dhe tanimë duket siç e thotë dhe vetë ajo si “Natasha nga Rusia”.
Me flokë bjonde, sy blu, lëkurë porcelani, Dajana duket super yll me pamjen e re dhe duhet thënë se sytë blu i shkojnë shumë.
Ndërsa Dajana vetë shprehet se është ‘partizane’ e syve të errët.