RIKTHEHET ”THUMB”/ Fatmën dhe Aulonën do t’i shohim në një tjetër televizion – AlpeGossip
RIKTHEHET ”THUMB”/ Fatmën dhe Aulonën do t’i shohim në një tjetër televizion

RIKTHEHET ”THUMB”/ Fatmën dhe Aulonën do t’i shohim në një tjetër televizion

Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu do të rikthehen në ekran me emisionin e tyre “Thumb”, këtë herë jo në ABC News, por në një tjetër televizion. Dy moderatoret janë bërë pjesë e Ora News dhe sot është publikuar promo e emisionit “Thumb On”.

Emisioni do të nisë me një studio të re dhe do të transmetohet live në primetime. “Thumb On” do të nisë ditën e diel në orën 21:00 dhe do të jetë një show me të ftuar të showbiz-it, aktualitetit dhe lifestyle-it.

Ora News bën të ditur se “Thumb On” do të ketë edhe rubrikën e kamerave të fshehta dhe situata të inskenuara me në qendër personazhe të njohur të ekranit shqiptar. Ndiqni promon në videon e mëposhtme.