MBAROI KONCERTIN/ Fansat surprizojnë Stresin në Elbasan (FOTO) – AlpeGossip
MBAROI KONCERTIN/ Fansat surprizojnë Stresin në Elbasan (FOTO)

MBAROI KONCERTIN/ Fansat surprizojnë Stresin në Elbasan (FOTO)

Reperi i njohur Stresi është shumë aktiv në muzikë, si me projekte të reja muzikore ashtu dhe me performancat e tij live në koncerte. Ai mbledh rreth vetes shumë fansa të cilët dinë dhe si ta surprizojnë.

Së fundmi Stresi ka mbajtur një koncert në Elbasan. Reperi ka ndezur atmosferën duke e bërë publikun të këndojë bashkë me të.

Pas përfundimit, fansat e kanë rrethuar jashtë vendit ku po mbahej koncerti dhe Stresi është shprehur se ndihet shumë mirënjohës. “Elbasani Ju Jam Mirënjohës,duke më përcjellur me këngë si të isha Kim Jong”, ka shkruar reperi krahas një video të publikuar në Instagram ku ka zbuluar gjestin e ëmbël të fansave.