Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka folur për takimin e saj të parë dhe jetën private në një intervistë për “Kiss FM”.
Bukuroshja shqiptare e cila aktualisht është e lidhur me modelin Anwar Hadid, foli për eksperiencën e parë me një djalë, me të cilin doli në takim, por e pësoi.
Më pas Dua shtoi se pas gjithë asaj situate, ajo u detyrua të largohet nga lokali.
“Dhe kur e pash atë që po puthte një vajzë tjetër, thash me vete: A po ndodh kjo gjë? Në rregull, po marr xhaketën time dhe po largohem”, shtoi këngëtarja.
Aktualisht ajo duket shumë e lumtur me partnerin që ka në krah. Dua Lipa po shijon suksesin e këngës “Don’t Start Now”.
Ajo shkëlqeu në “MTV EMA”, ndërsa pritet që të performojë edhe në eventin “American Music Awards”.