Manjola Nallbani është një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar. Ajo është shumë aktive në Instagram ku gjatë gjithë kohës poston foto e video si nga jeta e saj personale ashtu dhe nga ajo profesionale.
Dy ditë më parë Manjola u pa duke kaluar në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, së bashku me vajzën e saj. E veshur me të zeza dhe e kombinuar me një çantë bojqielli dhe taka ngjyrë blu me disa motive, Manjola dukej në super formë.
Ne ju kujtojmë se vetëm një ditë më parë, Manjola publikoi në kanalin e saj në You Tube këngën ”Përse të dua” e cila është pëlqyer shumë nga fansat e saj. /AlpeGossip.al