Një spikere lajmesh në Amerikë doli në ekran për një javë të tërë pa vendosur grim, për të parë sesi dalja ‘lakuriq’ para publikut do t’i ndikonte në nivelin e vetbesimit. Kamady Rudd nga WZZM12 në Michigan tregoi për revistën Glamour se dita e saj niste në 2:30 të mëngjesit dhe se çdo ditë duhet t’i nënshtrohej një rutine makeup-i 8-orëshe ku përfshihej fondatina, toni i syve, peneli, qerpikët fallco, lyerja e vetullave, konturi, pudra, blush-i dhe buzëkuqi. Por pasi lexoi një studim ku thuhej se pamja e jashtme e një gruaje ndikonte tek kompetenca që transmetonte, Rudd vendosi të ndryshonte pak regjimin e saj të mëngjesit.
“Ditën e parë isha pak nervoze, tregon Kamady. “Madje ia përmenda edhe komedianëve që intervistova. Ata u sollën sikur nuk e kishin vënë re dhe nuk ma përmendën më.”
Por me çdo ditë që kalonte ndjenja e ankthit zhdukej.
“Njerëzit thoshin se nuk kishin vënë re gjë, ose e vinin re dhe e pranonin. Mendoj se kjo tregon shumë për njerëzit.”
Në foton e publikuar në Instagram ajo tregon se publiku iu përgjigj mjaft pozitivisht eksperimentit.
“Vetbesimi im në transmetim nuk ndryshoi për të qenë e sinqertë. E harroja krejtësisht fytyrën time të zhveshur sapo filloja ditën. Si përfundim, jo make-up për mua = asgjë ndryshe.”
Rudd donte t’i provonte vetes se mund ta bënte punën me të njëjtin focus, pa u shqetësuar për pamjen e jashtme.
“Jam pro grimit, kundër grimit, gjithçka që doni të bëni është totalisht në dorën tuaj dhe kështu duhet të jetë gjithmonë.”