”SI PO IA DEL TË KUJDESESH PËR VAJZËN”/ Loredana flet për ndarjen nga Mozzik: Ai nuk punoi… – AlpeGossip
”SI PO IA DEL TË KUJDESESH PËR VAJZËN”/ Loredana flet për ndarjen nga Mozzik: Ai nuk punoi…

”SI PO IA DEL TË KUJDESESH PËR VAJZËN”/ Loredana flet për ndarjen nga Mozzik: Ai nuk punoi…

Loredana ka folur për ndarjen nga Mozzik në një intervistë për radion zviceriane. Reperja u shpreh se ndarja nga Mozzik nuk ka bërë ndonjë ndryshim në anën profesionale, pasi tek kjo pjesë rrallë bënin gjëra së bashku.

Loredana u shpreh se Mozzik nuk e ka ndihmuar në karrierë, sepse secili është marrë me projektet e tij dhe se sot ajo vazhdon të punojë me të njëjtit bashkëpunëtorë.

Në fund, reperja tha se Mozzik do jetë gjithmonë pjesë e jetës së saj sepse mbetet babai i Hanës.

“Tani nuk e ke mbështetjen e tij, si po ia del në biznes dhe për t’u kujdesur për vajzën?”, ishte pyetja që iu bë Loredanës ndërsa ajo u përgjigj:

“Ai nuk është se bën ndryshim në jetën time, ne shumë rrallë bëmë gjëra së bashku, turneu ishte ai që na bashkonte. Njerëzit që më kanë ndihmuar ende bashkëpunojnë me mua, ata që e bëjnë punën e vërtetë. I dashuri im ishte atje me mua vetëm se ne ishim bashkë. Ai nuk punoi me të vërtetë në biznes, ai ishte vetëm atje, ai është babai i vajzës sime, kjo do të qëndrojë gjithmonë në atë mënyrë dhe nuk do të ndryshojë, është burri im ose ishte kjo nuk ka rëndësi ai do të jetë gjithmonë pjesë e jetës sime”.

Burimi: Gazetablic