VIOLA SPIRO PËRLOTET NË EMISION/ E ëma i bën surprizën emocionuse – AlpeGossip
VIOLA SPIRO PËRLOTET NË EMISION/  E ëma i bën surprizën emocionuse

VIOLA SPIRO PËRLOTET NË EMISION/ E ëma i bën surprizën emocionuse

Prezantuesja Viola Spiro ishte e ftuar pasditen e sotme tek “Rudina”, për të folur mbi librin më të ri të nënës së saj me titull “Dashuritë e mia”. Viola tregoi se nëna dhe babai i saj prej tre vitesh tashmë jetojnë në SHBA dhe e ndjen shumë mungesën e tyre.

Viola u shpreh se asaj i nuk pëlqen të jetojë në SHBA sepse ndihet mirë këtu në vendin e saj.

Gjatë emisionit e ëma e surprizoi Violën duke i recituar një poezi të dedikuar asaj.

“Unë e gjej në shumë poezi veten, por njëra është e gjitha për mua dhe më ka ardhur në orën 12:00 të ditës, që kam patur ditëlindjen. Mami ishte kujdesur që ta dërgonte, Petrula ta kishte shkruar, edhe pse ishte me shkrimin e Petrulës, që unë i them gjithmonë e ke shumë të keq shkrimin. U mundova ta lexoja që të merrja atë të mamit”, u shpreh Viola për poezinë në fjalë dhe pasi dëgjoi recitimin e të ëmës u përlot.