“BOLL O KAFSHË”/ Bleona ngatërrohet gjatë xhirimeve të filmit dhe na shkriu së qeshuri (VIDEO) – AlpeGossip
“BOLL O KAFSHË”/ Bleona ngatërrohet gjatë xhirimeve të filmit dhe na shkriu së qeshuri (VIDEO)

“BOLL O KAFSHË”/ Bleona ngatërrohet gjatë xhirimeve të filmit dhe na shkriu së qeshuri (VIDEO)

Ditën e sotme aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, bëri të ditur se filmi “Falco” për të cilin ka punuar rreth dy vite e gjysmë, do të dalë me datë 20 Nëntor në kinema. Filmi është një pasqyrim i realitetit shqiptar por i trajtuar në mënyrë komike.

Në kastin e aktorëve bëjnë pjesë aktorë shumë të njohur nga Showbizi, mes të cilëve mund të përmendim Bleona Qeretin. Disa minuta më parë Besi ka publikuar një video të shkëputur nga xhirimet e filmit, në të cilën këngëtarja ngatërrohet gjatë citimit të fjalëve dhe pastaj thotë “boll o kafshë”.

Videot e publikuara vazhdimisht nga Besi, bëjnë që në rradhët e publikut të rritet sa më shumë kureshtja dhe të gjithë mezi po presin ta shikojnë të realizuar në kinema filmin.