3 VITE BASHKË/ Alfio i bën Fatmës udhëtimin surprizë për përvjetorin e lidhjes – AlpeGossip
3 VITE BASHKË/ Alfio i bën Fatmës udhëtimin surprizë për përvjetorin e lidhjes

3 VITE BASHKË/ Alfio i bën Fatmës udhëtimin surprizë për përvjetorin e lidhjes

Fatma dhe Alfio festojnë sot 3 vjetorin e lidhjes së tyre, një lidhje e cila u zbulua nga mediat vitin e kaluar pasi çifti kanë ditur ta ruajnë jetën private larg publikut.

Me rastin e përvjetorit, Alfio ka surprizuar Fatmën me një udhëtim surprizë në Stamboll. Nga atje çifti ka postuar plot foto e video ku tregojnë se po e shijojnë shumë udhëtimin.

“Babi Alfio na bëri një udhëtim surprizë në Stamboll sepse festojmë 3 vjet (aspak normale) me njëri-tjetrin”, shkruan Fatma.

Çifti pak ditë më parë zbuluan se po presin të bëhen me djalë.

“I thashë Alflios hajde në shtëpi se nuk jam fare mirë dhe do duhet të më çosh në spital. Vjen super shpejt, është e pamundur t’a nxjerrësh nga kuzhina, i bllokohej fryma kur hapi derën, unë i kisha përgatitur një kuti të vogël me ekon, këpucët e bebit, kur pashë Alfion që po qante, nga ajo javë e javët e tjera vetëm kemi qarë”, tregoi Fatma e ftuar në “Pasditja ime”.