NA KËNAQËN SYTË/ Video më e bukur e fundvitit vjen nga Xhensila, Besi dhe Ajka – AlpeGossip
NA KËNAQËN SYTË/ Video më e bukur e fundvitit vjen nga Xhensila, Besi dhe Ajka

NA KËNAQËN SYTË/ Video më e bukur e fundvitit vjen nga Xhensila, Besi dhe Ajka

Besi, Xhensila dhe vogëlushja e tyre Ajka kanë realizuar videon më të bukur të fundvitit, një kujtim që do ta ruajnë gjithë jetën. Çifti shfaqen të veshur me pizhama, duke luajtur me të voglën e tyre poshtë pemës së Vitit të Ri.

Të qeshura, muzikë Krishtlindjesh dëgjohet në sfond teksa të tre luajnë me njëri-tjetrin e nuk mungojnë puthjet e ëmbla.

Më pas Besin, Xhensilën e Ajkën i shohim duke gatuar biskota në kuzhinë e duke u argëtuar.

“Zoti im, sa mirenjohes te jemi. Ne fund te dites, gjithcka cfar njeriu kalon, sukses apo deshtim, paqen e vertete dhe lumturine e vertete e gjen tek familja. Ky eshte bekimi me i madh. Ajka me e shtrenjta jone, do te jepnim boten nese do mundeshim per ty”, shkruan Xhensila krah videos teksa falenderon Rezarta Shkurtën për realizimin e videos.