Prej shumë kohësh Ledri Vula ia kishte besuar karrierën e tij, menaxherit Faton Shoshi.
Fatoni vendoset për datat e koncerteve të Ledrit gjithashtu menaxhonte edhe daljet e tij televizive.
Por tani duket se diçka ka ndodhur mes tyre dhe Ledri ka hequr dorë nga ky bashkëpunim.
Burime për “Lajmi.net” bëjnë me dije se Ledri tani e ka marrë vetë përsipër karrierën e tij.
Ai do të vazhdojë si artist i pavarur dhe Faton Shoshi nuk ka më asnjë të drejtë mbi të.
Nuk dihet çfarë ka ndodhur mes tyre, megjithatë dyshja ndiqet ende në Instagram.
Kjo mund të jetë një shenjë që tregon se marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë e mirë.