LEXOJINI TANI/ 5 tipare të karakterit që dëshmojnë se jeni një Shigjetar në horoskop! – AlpeGossip
LEXOJINI TANI/ 5 tipare të karakterit që dëshmojnë se jeni një Shigjetar në horoskop!

LEXOJINI TANI/ 5 tipare të karakterit që dëshmojnë se jeni një Shigjetar në horoskop!

Shenja e horoskopit Shigjetari përkon me periudhën 22 nëntor deri në 21 dhjetor.

Për të gjithë të lindurit e kësaj shenje, kemi 5 karakteristika që janë fiks, po fiks për tipin tuaj!

1-Ti do të dish të vërtetën dhe vetëm të vërtetën

Megjithëse ndonjëherë e vërteta lëndon, ti e di fare mirë se një e vërtetë e dhimbshme vlen më shumë se një gënjeshtër e bukur. Ti je i gatshëm të mësosh gjithçka siç është, s’ka rëndësi nëse kjo do të prekë interesat e tua apo do të të thyejë zemrën.

2-Ti nuk dëshiron që të lidhesh shumë me diçka

Për shigjetarët, ideja që duhet të kenë një punë apo një person në krah përgjatë gjithë jetës së tyre, është diçka jo fort e pëlqyeshme. Nëse je një Shigjetar, ti dëshiron të sigurohesh mirë nëse vendimi që do të marrësh është diçka që të pëlqen shumë dhe nëse je me të vërtetë i përkushtuar. Asnjë Shigjetar nuk pëlqen të “ngecë” në një situatë të caktuar për shumë gjatë.

3-Dëshiron të provosh gjithçka nga pak

Për ty është shumë e rëndësishme të provosh gjëra të reja dhe të kesh lirinë të shkosh kudo që dëshiron. Jeta është shumë e shkurtër për të mos provuar të paktën njëherë thuajse gjithçka! Ata që ju pengojnë për këtë, s’do t’i kenë punët mirë me ty!

4-Ti dëshiron të jesh një enciklopedi që ecën

Ti dëshiron të mësosh rreth gjithçkaje që të rrethon dhe e shfrytëzon çdo mundësi për të pasuruar informacionet e tua, edhe nëse je në mes të një aventure.

5-Je shpirti i festës

Jo për të të bërë qejfin, por pa ty s’ka festë! Je natyrë shumë e qeshur dhe magnetike ndaj dhe të tjerët preferojnë të dalin gjithmonë me ju!