Deri tani, thuhet se shef Alsi Sinanaj do të zëvendësojë shef Renaton në “Hell’s Kitchen”. Mund të jetë lojë, mund të jetë e vërtetë. Nuk dihet. Megjithatë dimë të themi, në pamje të parë gjithnjë, se shef Alsi mund të jetë shumë gjëra, përveçse i egër. Siç mund ta shihni, duket sikur Sinanaj zor se do ta mendonte të thyente një pjatë, jo më të kthente kuzhinën përmbys për një qiiimmmmee.
Për kujtesë, shef Renato ndërkohë:
Hmm…dhe mund ta bëjë, varet. Jemi në mëdyshje nga ky vështrimi!
Alsi vjen nga një përvojë e gjatë në kuzhinat e disa restoranteve luksozë të ishujve grekë. Instagrami i tij është Instagrami më i rregullt sot për sot; ka Highlight për receta, street food, informacion për llojet e mishrave, udhëtime në qytete të ndryshme si Milano e Berlin dhe jo vetëm.
Pak kohë më parë, u përfol edhe si shqiptari që i gatoi trahana Cristiano Ronaldo-s.
Ndër të tjera, Alsi ka provuar edhe eksperiencën përmes emisioneve të gatimit si “Alsi’s Celebrity Cooking” në Skai Tv në Greqi. Instagrami i shefit ka kaq shumë ngjyra dhe shije, sa nuk jua këshillojmë nëse jeni të uritur.