U SKUALIFIKUA NGA “FESTIVALI I KËNGËS”/ Stresi ka dy fjalë për të thënë: Eli, mos u mërzit… – AlpeGossip
U SKUALIFIKUA NGA “FESTIVALI I KËNGËS”/ Stresi ka dy fjalë për të thënë: Eli, mos u mërzit…

U SKUALIFIKUA NGA “FESTIVALI I KËNGËS”/ Stresi ka dy fjalë për të thënë: Eli, mos u mërzit…

Pas përfundimit të natës së dytë gjysmëfinale të “Festivalit të Këngës”, u mbajt “Post Festival”, nga Eni Shehu. Aty u zbulua lista e 12 finalistëve, të zgjedhur nga juria profesioniste e përbërë nga 2 shqiptarë dhe 3 të huaj. Pjesë e listës nuk u bë Stresi dhe Eli Fara, të cilët morën pjesë me këngën “BOHEM”.

Pas kësaj, Stresi ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram, ku i thotë Elit të mos mërzitet pasi ata kanë publikun me vete. “Ju falenderoj përzemërisht të gjithëve që na suportuat. Sa më shumë e mendoj aq më shumë e kuptoj që s’ka asgjë më artistike se sa të duash të tjerët…Urime të gjithë finalistëve, e meritonit. @elifaramari Mos u mërzit, ne kemi publikun me vete, s’ka më finale se kjo. Mbi të gjitha ishte privilegi të punoje me ty @veragrabocka. Artist nuk bëhesh nga një çmim, ne jemi në shpirt të tillë”, shkruan reperi.