”E HODHI BOMBËN”/ Juliana Pasha flet për këngën e Arilena Arës dhe Elvana Gjatës – AlpeGossip
”E HODHI BOMBËN”/ Juliana Pasha flet për këngën e Arilena Arës dhe Elvana Gjatës

”E HODHI BOMBËN”/ Juliana Pasha flet për këngën e Arilena Arës dhe Elvana Gjatës

Deri para nisjes së natës së dytë të “Festivalit të Këngës”, duket se Juliana Pasha e kishte zgjedhur të preferuarën e saj, Elvana Gjatën, deri në momentin që erdhi Arilena, “lëshoi bombën”, duke ia vështirësuar zgjedhjen.

“Dy pretendentet kryesore [janë] Arilena Ara dhe Elvana Gjata. Janë shumë të ndryshme, por tepër të denja në performancat e tyre. Shumë e vështirë për të zgjedhur të preferuarën mes energjisë #metana dhe drithërimës #shaj,” shkruan Pasha.

Nëpër komente, duket se edhe ndjekësit janë të ndarë përgjysmë, disa thonë se “janë të lodhur nga baladat”, ndaj këtë vit na duhet ritmi në Eurovision, të tjerë preferojnë emocionin që përcjell “Shaj” e Arilenës. Në komente, klikime dhe sondazhe, Elvana dhe Arilena rezultojnë më të preferuarat e publikut.