PAS VETULLAVE SI PEMË KRISHTLINDJESH/ Është koha e trendit të çuditshëm të flokëve festivë – AlpeGossip
PAS VETULLAVE SI PEMË KRISHTLINDJESH/ Është koha e trendit të çuditshëm të flokëve festivë

PAS VETULLAVE SI PEMË KRISHTLINDJESH/ Është koha e trendit të çuditshëm të flokëve festivë

Është koha e festve të fundvitit dhe me siguri jeni duke u marrë me përgatitjet dhe me shumë mundësi e keni bërë pemën e Krishtlindjeve. Tani është koha të bëheni kreativë dhe të shihni ç’bëhet me trendet e çuditshme lart e poshtë. Nëse ju kujtohet, dy vite më parë, një prej trendeve që bëri namin gjatë festave të fundvitit ishin vetullat si pemë Krishtlindjesh, ndërsa tani është koha e flokëve festivë.

Ky trend konsiston në kapjen e flokëve në formë koni (me ndihmën e një shisheje uji ose një objekti tjetër) dhe dekorimin e tyre me lodrat, dritat e shirtat e pemës. Madje, disa kanë përdorur edhe sprai jeshil për t’iu afruar më shumë pamjes së pemës. Besojeni ose jo, ky trend po qarkullon ngado në Instagram. Ende nuk e keni një foto me flokët festivë?