HISTORITË E VEÇANTA TË DASHURISË/ 16 vajzat e panjohura që u martuan me VIP-at shqiptarë – AlpeGossip
HISTORITË E VEÇANTA TË DASHURISË/ 16 vajzat e panjohura që u martuan me VIP-at shqiptarë

HISTORITË E VEÇANTA TË DASHURISË/ 16 vajzat e panjohura që u martuan me VIP-at shqiptarë

Dashuria e çifteve të showbizit, lidhjet e tyre të fshehta ose jo, dasmat madhështore e ceremonitë private, janë ndër temat më të komentuara që ngjallin interes të madh për publikun. Shumë figura të ekranit kanë lidhur jetët e tyre me personazhe aspak të njohur për publikun. “Xing.al” sjell më poshtë për ju partneret jo të njohura të meshkujve VIP të showbizit shqiptar.

Brikena Krasta
Bashkëshortja e moderatorit Adi Krasta, Brikena, e cila ka qenë drejtoreshë në Ministrinë e Kulturës. Çifti janë të martuar prej 23 vitesh.

Ines Fevziu
Bashkëshortja e moderatorit Blendi Fevziu, Ines. Blendi ka rrëfyer se ata janë dashuruar me shikim të parë tek Bordura e Hotel Dajtit, kur ajo ishte 15-vjeç dhe moderatori në vit të parë, por u është dashur të presin 11 vite që të ritakoheshin dhe të krijonin lidhjen e tyre.

Atena Popi
Bashkëshortja e moderatorit Eno Popi, Atena. Çifti janë njohur nga kolegë të përbashkët, pasi Atena kishte profil pune në media. Fillimisht, Eno kishte dëgjuar për Atenën nga Elona Duro, e cila e lavdëronte vazhdimisht. Më pas, ata dolën me një grup miqsh e nisën të afroheshin me njëri-tjetrin. Eno dhe Atena janë së bashku prej 9 vitesh.

Enida Çani
Bashkëshortja e Arian Çanit, Enida, profesioni i të cilës është stomatologe. Çifti janë së bashku pre 24 vitesh.

Monica Cana
Bashkëshortja e Lorik Canës, Monica. Loriku ka treguar se ata janë takuar për herë të parë në Romë, mirëpo nuk mundën të komunikonin dhe këmbyen vetëm numrat e telefonit.

“Në fillim kisha një ide që patjetër nusen duhet ta merrja nga vendi im por ajo më ka ndryshuar krejtësisht mendjen, duke menduar që ishte personi më fantastik që kam njohur. Në disa raste ajo është bërë edhe më shqiptare se shqiptarët.”- ka rrëfyer Loriku për bashkëshorten gjatë një interviste. Ish-kapiteni dhe Monica janë të martuar prej 5 vitesh.

Sadina Binaj
Bashkëshortja e aktorit të humorit Florian Binaj, Sadina. Ajo ka fituar Miss Universe Albania në vitin 2007 dhe me Florin është njohur në lice, kur Flori ishte në vitin e fundit për pikturë, ndërsa Sadina në vitin e parë. Mes çiftit dashuria ka lindur që me shikimin e parë dhe ata janë bashkë prej 15 vitesh.

“Sa e pamë njëri-tjetrin, kemi heshtur për 2-3 sekonda pa folur fare dhe në tru na ka kaluar mendimi “Ky/kjo është”. Ishte dashuri me shikim të parë.”- ka rrëfyer aktori gjatë një interviste.

Keisi Lusha

Bashkëshortja e reperit Stresi, Keisi. Marrëdhënia e tyre e dashurisë ka nisur në njërën prej lagjeve të Tiranës, 3 vite e gjysmë më parë. Mamaja e Keisit i kishte kërkuar Stresit t’ja ruante vajzën nga ngacmimet e djemve të tjerë të lagjes, por ishte Stresi ai që e ngacmoi Keisin derisa ata u lidhën së bashku. Çifti e mbajti të fshehtë për disa kohë marrëdhënien e tyre të dashurisë, derisa në shkurt të vitit të kaluar shpallën fejesën, e më pas u kurorëzuan në gjendjen civile edhe me martesë.

Andrra Destani
Bashkëshortja e Sinan Hoxhës, Andrra Destani. Tashmë Andrra është një prej figurave më të njohura të showbizit dhe numëron më shumë ndjekës se Sinani, por ku çifti u martua në gusht të vitit 2015, ajo ishte krejt e panjohur për publikun shqiptar.

Gresa Arifi
Bashkëshortja e reperit Lyrical Son, Gresa. Ata janë të martuar prej 5 vitesh dhe janë bërë prindër të dy vajzave, Eva dhe Erika.

Dorela Ademi
Bashkëshortja e Vedat Ademit, Dorela, e cila është ekonomiste. Ata janë njohur për shkak të muzikës, pasi vëllai i Dorelës luante në bandën e Vedatit. Çifti janë të martuar prej 11 vitesh  dhe janë bërë prindër të dy djemve.

Ariana Fejzullahu
Bashkëshortja e Ermal Fejzullahut, Ariana. Çifti janë njohur në moshë të vogël në një lokal në Prishtinë, kur Ermali ishte 19-vjeç dhe një vit më pas janë martuar. Ata numërojnë plot 11 vite së bashku dhe pak kohë më parë u bënë prindër për herë të katërt.

Miranda Berisha
Bashkëshortja e Lumi B, Miranda. Çifti janë njohur që në shkollë të mesme dhe janë të martuar prej 7 vitesh. Ata janë prindër të një djali të quajtur Blin.

Charlotte Kadiu
Bashkëshortja franceze e balerinit Kledi Kadiu, Charlotte, e cila është gjithashtu balerinë. Pas disa vitesh lidhje dhe bashkëjetesë, ata u martuan më 28 qershor të 2018-ës. Çifti janë gjithashtu prindër të një vajze të quajtur Lea, e cila erdhi në jetë para se Kledi dhe Charlotte të kurorëzoheshin me martesë.

Rina Bytyqi
Bashkëshortja e Enis Bytyqit, Rina. Këngëtari e mbajti të fshehtë marrëdhënien me partneren deri në momentin që kurorëzoi me martesë dashurinë, në muajin gusht të vitit të kaluar.

Arbnora Xhaka
Bashkëshortja e Taulant Xhakës, Arbnora, e cila prej shumë vitesh jeton në Zvicër. Çifti u fejua në janar të vitit 2018.

Leonita Xhaka
Bashkëshortja e Granit xhakës, Leonita, me prejardhje nga Kosova. Ata janë të martuar së bashku që prej vitit 2015.