PREJ KOHSH PËRFLITEJ/ Dafina Zeqiri pranon lidhjen me DJ e njohur – AlpeGossip
PREJ KOHSH PËRFLITEJ/ Dafina Zeqiri pranon lidhjen me DJ e njohur

PREJ KOHSH PËRFLITEJ/ Dafina Zeqiri pranon lidhjen me DJ e njohur

Prej kohësh është përfolur se Dafina Zeqiri është në një lidhje me DJ e njohur, DJ Geek. Dyshja janë parë tejet të afërt e të pandarë që kur këngëtarja u rikthye në Kosovë pas qëndrimit për një kohë të gjatë në Amerikë. Dafina dhe Geek kishin preferuar të mos prononcoheshin mirëpo ditën e sotme DJ Geek ka bërë një postim që në një farë mënyre e konfirmon lidhjen e tyre.

“Po të shoh, baby”, shkruan Geek dhe një emoji i cili përdoret vetëm për çiftet e dashuruar. Këtë status e ka ripublikuar më pas edhe Dafina. Ndërkohë ndjekësit janë të bindur se ky është një konfirmim i lidhjes së dashurisë.