A JANË TË FEJUAR XHENI DHE BENARDI? Flet ish banorja e ”Big Brother” – AlpeGossip
A JANË TË FEJUAR XHENI DHE BENARDI? Flet ish banorja e ”Big Brother”

A JANË TË FEJUAR XHENI DHE BENARDI? Flet ish banorja e ”Big Brother”

Një ndër çiftet më të komentuar të “Big Brother” kanë qenë Xheni dhe Benardi, si para ashtu dhe pas spektaklit. Pas një kohë që e mbanin të fshehtë, Xheni deklaroi se ata vazhdojnë të jenë së bashku mbrëmjen e Vitit të Ri, duke publikuar në Instastory foto teksa festonte në praninë e tij.

Muaj më parë, ish banorja e Big Brother, publikoi foton e një unaze duke i bërë të gjithë të mendonin se ishte fejuar. Por si qëndron e vërteta?

Në një mini-intervistë me ndjekësit, ku këta të fundit i kanë drejtuar shumë pyetje rreth Benardit, Xheni ka zbuluar se është e lidhur me të, por jo e fejuar.

‘Pse thua nuk jemi të fejuar kur ti hodhe unazën dhe mbishkrimi ishte ‘Thashë po’’?, i ka shkruar një ndër fansat. ‘E fejuar quhem kur bëj një fejesë tamam’, ka treguar Xheni, duke treguar se fejesa e tyre nuk është zyrtarizuar ende.