“TOPI ËSHTË I IMI, PENALLTINË E GJUAJ VETË”/ Ermal Mamaqi po kujdeset për emrin e tij në çdo detaj – AlpeGossip
“TOPI ËSHTË I IMI, PENALLTINË E GJUAJ VETË”/ Ermal Mamaqi po kujdeset për emrin e tij në çdo detaj

“TOPI ËSHTË I IMI, PENALLTINË E GJUAJ VETË”/ Ermal Mamaqi po kujdeset për emrin e tij në çdo detaj

Fansat e Ermal Mamaqit por edhe dashamirësit e filmit në përgjithsi, mezi po e presin datën 29 janar kur do nisë transmetimin filmin “I love Tropoja” për të cilin Mamaqi dhe skuadra e këtij produksioni kanë punuar gjatë dhe me mjaft përkushtim. Megjithatë deri kur të vijë momenti të analizojmë filmin, le të ‘merremi’ pak me faktin se si Mamaqi ka vendosur emrin e tij në çdo detaj të këtij filmi.

Siç ai vetë e shprehu në puntatën e fundit të “Shiko kush Luan” me Luana Vjollcën, Ermal Mamaqi është sinonimi i shprehjes “Topi është i imi, pentalltinë e gjuaj vetë”.

Fillimisht Ermal Mamaqi është producent, regjisor dhe aktori kryesor i filmit “I love Tropoja”. Ky i fundit bëri një super dhuratë edhe për të gjithë personat e tjerë që kanë emrin Ermal të cilët do të mund ta shohin falas filmin vetëm sepse kanë këtë emër. E sikur mos mjaftonin këto detaje për ta bërë Ermal Mamaqin ta gjuajë vetë penalltinë meqë vetë e ka topin, vetëm pak më parë ai ka laçuar në Youtube kolonën zanore të filmit që këndohet nga …po ai, Ermal Mamaqi!

Edhe me marketingun e filmit, Mamaqi po merret kryesisht vetë teksa ka përdorur platformat e tij sociale, Facebook dhe Instagram ku numëron qindra mijra ndjekës si dhe të gjitha programet televizive ku është ftuar i ka bashkëngjitur njoftimet për filmin “I love Tropoja”.

Të gjitha këto detaje na bëjnë të kuptojmë se Ermal Mamaqi ka vendosur që “I love Tropoja” të flitet kudo e kurdo por pa harruar emrin dhe imazhin e tij në publik, një mënyrë shumë e mirë “brandimi” që rrallë personazhe kanë zgjuarsinë ta bëjnë ndërsa Ermali duket se ia del mjaft mirë.

Nisur nga gjithçka ai po bën për “I love Tropoja”, por edhe projektet e tjera të cilat ndërmerr, rëndom na lindi dëshira për të ditur shenjën e horoskopit të Ermal Mamaqit. 21 mars, shenja e Dashit: luftarak, punëtor, ambicioz dhe gjithnjë aty për të kontrolluar gjithçka. Jemi në rregull tani edhe me parashikimin e yjeve? Ja ku e keni shembullin e vërtetësisë.