Me anë të një postimi në Instagram ka dhënë lajmin e bukur se është bërë nënë, modelja e njohur Ashley Graham. Ashley e cila numëron 10 milion ndjekës në Instagram dhe është kthyer në frymëzim për vajzat dhe gratë, e ka sjellë në jetë fëmijën të shtunën. Mirëpo lajmin modelja vendosi ta ndajë ditën e hënë.
“Të shtunën në orën 6, jetët tona ndryshuan përgjithmonë. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen gjatë kësaj periudhe”, shkruajti Ashley.
Modelja është e martuar prej 9 vitesh me regjisorin Justin Ervin.
Çifti e ka mbajtur sekret gjininë dhe emrin e fëmijës që ka ardhur në jetë dhe ende nuk kanë postuar një foto me të.