LIDHJES I VJEN FUNDI/ Kush e vuan më shumë ndarjen, burrat apo gratë? – AlpeGossip
LIDHJES I VJEN FUNDI/ Kush e vuan më shumë ndarjen, burrat apo gratë?

LIDHJES I VJEN FUNDI/ Kush e vuan më shumë ndarjen, burrat apo gratë?

Nëse je nga ata që mbyllen në shtëpi për të parë ndonjë film romantik dhe nuk pushon së qari kur lidhja në film përfundon, nuk je i vetmi. Edhe burrat qajnë dhe mbi të gjitha kanë nevojë për më tepër kohë për ta kaluar një ndarje.

Kërkimet e fundit të Universitetit të Binghmatonit kanë nxjerrë përfundime interesante në lidhje me ndarjet. Sipas këtij kërkimi, burrat asnjëherë nuk e marrin veten nga një ndarje, ndryshe nga gratë.

Është e vërtetë që gratë lëndohen më shumë, por kjo zgjat për një periudhë të shkurtër kohore, ndërsa burrat asnjëherë nuk arrijnë të “shërohen” plotësisht.

Rezultatet kanë treguar se gratë lëndohen më tepër pas një ndarje, si në aspektin emocional, ashtu edhe psikologjik, por kjo i bën ato edhe më të forta ndryshe nga burrat të cilët nuk arrijnë ta bëjnë këtë gjë asnjëherë.