VËMENDJA SËRISH TEK FERO DHE ARBENITA/ Kësaj here për dedikimin romantik të reperit – AlpeGossip
VËMENDJA SËRISH TEK FERO DHE ARBENITA/ Kësaj here për dedikimin romantik të reperit

VËMENDJA SËRISH TEK FERO DHE ARBENITA/ Kësaj here për dedikimin romantik të reperit

Fero dhe Arbenita Ismajli kanë marrë shpesh vëmendje për sa i përket romancës së tyre. Mes shumë ndarjesh e ribashkimesh, duket se çifti po shijojnë lidhjen, e këtë e dëshmojnë edhe më shumë postimet në rrjet.

Fero ka publikuar një foto ku shihet duke përqafuar Arbenitën, ndërsa i dhuron një puthje. “Dashuria ime e përjetshme”, ka shkruar Fero në postim, duke treguar dhe një herë se marrëdheniet në çift po shkojnë më së miri. Teksa reperi pritet të publikojë projektet e reja, modelja është duke shijuar karrierën në Gjermani.

Fansat shpesh kanë aluduar se Fero dhe Arbenita nuk janë ndarë ndonjëherë dhe gjithçka ka qenë një lojë. Sido që të jetë, çifti tashmë janë më të dashuruar se kurrë.