NGA KLINTON DERI TEK THUNBERG/Dhjetë rrëfimet më emocionuese të grave të njohura që shenjuan dekadën e fundit – AlpeGossip
NGA KLINTON DERI TEK THUNBERG/Dhjetë rrëfimet më emocionuese të grave të njohura që shenjuan dekadën e fundit

NGA KLINTON DERI TEK THUNBERG/Dhjetë rrëfimet më emocionuese të grave të njohura që shenjuan dekadën e fundit

Dekada që kaluam, ka qënë një periudhë fuqizuese për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore. Ndërkohë që gjatë kësaj dekade sigurisht nuk mund të mungonte fushata në rrjete sociale siç është #MeToo dhe Timesup, që padyshim ndihmuan në ndërgjegjësimin e shoqërisë. Kemi parë gjithashtu se gjatë ketyre 10 viteve, gratë të cilat janë marrë me politikë, nuk kanë lënë pas në asnjë moment diskutimet për çështje kryesore siç janë ndryshimi i klimës,arsimi dhe dhuna.

Ka shumë fjalime të bëra nga gratë në 10 vitet e fundit që ia vlen të rishikohen, por ne vendosëm që sot tju tregojmë disa copëza të vogla fjalimesh të thëna nga disa gra, që pa dyshim kanë hedhur themelet për një të ardhme më të mirë.

Malala Yousafzai

“Një fëmijë, një mësues, një stilolaps dhe një libër mund të ndryshojnë botën”. –  Asambleja Rinore e Kombeve të Bashkuara, New York, 2013

Michelle Obama

“Asnjëherë nuk kam pyetur dikë kur e kam marrë për intervistë pune të më tregojë arsyen se pse kishte marrë një notë jo të mirë, apo pse kishte dal keq në një provim. Nuk e kam bërë këtë gjë as kur ushtroja profesionin tim si avokate, as kur ishte administratore e një universiteti, dhe as tani si zonjë e parë. Kurrë nuk kam marrë dikë në punë vetëm sepse mund të kishte mbaruar universitetin Ivy League dhe jo atë shtetëror- kurrë. Ajo që unë kam parë ka qënë se çfarë personi je. A punon fort? A je i besueshëm? A je i hapur ndaj këndvështrimeve te ndryshme? A keni dal jashtë interesave dhe punëve tuaja, vetëm për ti shërbyer të tjerëve? A keni gjetur një mënyrë për t’i shërbyer vendit tonë, qoftë me uniformë, qoftë në komunitetin tuaj?”-  Universiteti Lindor Kentucky, Kentucky, 2013

Emma Watson

“Unë kam kuptuar se lufta për të drejtat e grave shpesh është bërë sinonim i urrejtjes ndaj burrave. Nëse ekziston një gjë që di me siguri , është se kjo duhet të ndalet.” – Kombet e Bashkuara, New York, 2014

Patricia Arquette

“Për çdo grua që lindi çdo taksapagues dhe qytetar të këtij kombi, ne kemi luftuar për të drejtat e barabarta të gjithkujt tjetër. Tani eshtë koha jonë të kemi barazinë e pagave një herë e përgjithmonë.” -Academy Awards, California, 2015

 

Hillary Klinton

“Të gjitha provat na tregojnë se përkundër pengesave të mëdha që mbeten, kurrë nuk ka pasur një kohë më të mirë në histori për të lindur vajza. Por të dhënat çojnë në një përfundim të dytë: Se përkundër gjithë këtij përparimi, ne nuk jemi akoma atje…” – Women in Summit World, New York, 2015

Gloria Steinem

“Ne jemi këtu dhe në mbarë botën për një demokraci të thellë që thotë se nuk do të jemi të qetë, nuk do të kontrollohemi, do të punojmë për një botë në të cilën janë të lidhura të gjitha vendet. Zoti mund të jetë në detaje, por gruaja është ajo që merret me lidhjet. Ne jemi një me njëra me tjetrën, po shohim njëra-tjetrën, jo lart…” – Marshimi i grave në Washington DC, 2017

Oprah Winfrey

“Kështu që unë dua që të gjitha vajzat të shikojnë këtu dhe tani ta dinë se një ditë e re është në horizont! Dhe kur ajo ditë e re të zgjojë më në fund, do të jetë për shkak të shumë grave madhështore, shumë prej të cilave janë pikërisht këtu në këtë dhomë sonte, dhe disa burrave mjaft fenomenalë, duke luftuar shumë për të siguruar që ata të bëhen udhëheqësit që do të na çojnë tek koha kur askush nuk duhet të thotë, ‘Edhe unë’ përsëri. Faleminderit. ”- Golden Globe Awards, California, 2018

Emma Gonzalez

“Pra, ne po flasim për ata që nuk kanë kush t’i dëgjojë, për ata që nuk mund të flasin akoma për këtë, dhe për ata që nuk do të flasin më kurrë. Ne jemi të pikëlluar, jemi të zemëruar dhe ne jemi duke përdorur fjalët tona ashpër dhe në mënyrë të dëshpëruar sepse kjo është e vetmja gjë që qëndron mes nesh. “- March for Our Lives rally, Washington DC, 2018

Tarana Burke

“Ajo që dëgjojmë më shumë në lëvizjen ‘Me Too’ është individë me profesion aktor që kanë një sjellje aspak të hijshme dhe shumë të keqe kundrejt të tjerëve. Kemi kuptuar se pikërishtë njerëzit që kanë më shumë pushtet në dorë nuk po e pranojnë se në fakt kanë abuzuar me të drejtat e dikujt që nuk e ka pushtetin dhe fuqinë e tyre. Mësuesit dhe nxënësit, trajnerët dhe atletët, ligji dhe qytetari, prindi dhe fëmija: te gjitha këto mund të kenë një çekuilibrim të jashtëzakonshëm te fuqisë dhe pushtetit. Ne duhet të riedukojmë veten dhe fëmijët që të kuptojmë se fuqia dhe pushteti nuk duhen përdorur për të shkaterruar, por për të shërbyer dhe ndërtuar. Dhe ne duhet të riedukohemi për të kuptuar se, pa mëdyshje, çdo qenie njerëzore ka të drejtë të përshkojë këtë jetë me të drejtat e tij të paprekua.” – Ted Women, California, 2018

Greta Thunberg

“Sytë e të gjithë brezave të ardhshëm janë mbi ju. Dhe nëse vendosni të na dështoni, e vetmja gjë që më mbetet të them është: ne kurrë nuk do t’ju falim”. – Samiti i KB për Klimën, New York, 2019