“TË LUTEM HAJDE…”/ Xhesiara i propozon Romeos live, menjëherë sa mësoi për ndarjen nga Jondia – AlpeGossip
“TË LUTEM HAJDE…”/ Xhesiara i propozon Romeos live, menjëherë sa mësoi për ndarjen nga Jondia

“TË LUTEM HAJDE…”/ Xhesiara i propozon Romeos live, menjëherë sa mësoi për ndarjen nga Jondia

Këngëtarja e njohur Xheisara ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e re” ku foli mbi thashethemet se ajo dhe Romeo janë lidhur. Xheisara i hodhi poshtë thashethemet duke u shprehur se nuk e ka parë kurrë Romeon dhe i bëri thirrje aktorit të takohen.

“E shkreta unë atë Romeon s’e kam parë një herë në jetën time. Do t’i bëj një thirrje publike: Romeo kudo që të jesh zemër, të lutem hajde pimë një kafe bashkë se na kanë bërë dashnor me zor”, tha Xheisara duke qeshur.

Xheisara tregoi se thashethemet për lidhjen e tyre nisën nga një mesazh që i kishte ardhur: “Mos i ke ngacmuar gjë Romeon Jonidës?”, gjë që ajo nuk e ka bërë.