Një vit pas ndarjes së bujshme, Stine është rikthyer me partneren e tij Graciela. Lajmin këngëtari e bëri publik pak kohë më parë duke u shprehur se të dy e hodhën hapin e pajtimit.
Mirëpo në vendimin e tyre ka ndikuar edhe motra e Stines, këngëtarja e njohur Alida Duka.
Burime pranë familjes Duka kanë treguar për “Panorama plus”, se Alida ka bërë të pamundurën që ta rikthejë vëllanë tek ish-i, duke e konsideruar si partneren e duhur të tij.
Graciela e ruajti miqësinë me kunatën edhe pas ndarjes dhe dy kunatat shkëmbenin komente plot dashuri në rrjetet sociale.